NEW MUSIC | Shpat Deda – “Rrugës”

Kantautori Shpat Deda e ka publikuar këngën dhe videoklipin e tij më të ri të titulluar ‘Rrugës’.

Kjo këngë është singli më i ri i kantautorit dhe i paraprin publikimit të materialeve të tjera të reja dhe të albumit me po të njëjtin emër.

Advertisement

“Rrugës” do të jetë albumi i tretë i kantautorit Shpat Deda, i cili përgjatë karrierës së tij mbi 10 vjeçare në muzikë i ka publikuar albumet “Molla e Parë” dhe “Shkëndijë”.

Kënga “Rrugës” ka tekst dhe komponim të Shpat Dedës, ndërsa aranzhmanet, produksioni dhe inçizimet live për të janë bërë në bashkëpunim të afërt me Dritëro Nikqin. Videoklipi është punuar nga produksioni RAVENCITY PRODUCTION.

 

/Koha.net/