A mundej të superohej melankolia perfekte e “Lay Me Down” të Sam Smith? Mendonim se jo, e megjithatë n’a u desh t’a rimendonim përgjigjen pasi dëgjuam versionin e singëllit ku artisti dueton me të jashtëzakonshmin John Legend. Lajmërimi për këtë bashkëpunim erdhi nëpërmjet Instagramit dhe ishte vërtetë një surprizë tejet e bukur. Dy artistët vendosën t’a regjistronin singëllin e ri (i cili është pjesë e albumit “In the Lonely Hour” të Sam Smith) për Comic Relief, një organizatë humanitare angleze të cilës do t’i shkojnë të ardhurat nga shitja e singëllit.

Por nuk është e gjitha: Sam do t’a interpretojë këtë këngë në Red Nose Day (Dita e Hundës së Kuqe), një event i organizuar pikërisht nga kjo organizatë. “Së fundmi kam parë një projekt të Comic Relief në qytetin tim të lindjes Londrës, që ndihmonte të rinjtë e komunitetit LGBT. Jam ekstremisht krenar që singëlli im do të ndihmojë të mblidhen fonde për projekte si këto në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikë”,- ka deklaruar Sam Smith. Ndërkohë John Legend ka deklaruar: “Sam është një artist plot talent. Me zorr pres të bashkëpunoj me të dhe jam shumë i lumtur që kemi punuar së bashku për një këngë kaq të bukur dhe për një çështje të drejtë”.

Advertisement

Dhe tani të gjithë mbani qetësi sepse do dëgjoni “Lay Me Down”.

sam-smith-lay-me-down