Dashi: Hëna ju sponsorizon: po ju dhuron energji dhe entuziazëm për të përballur dhe zgjidhur problemet e momentit. Në varësi të natyrës së punës suaj do të keni progres në profesionin tuaj ose do të rriteni në karrierë duke ndërmarrë impenjime dhe kompetenca të tjera. Nëse jeni singëll takimet do të jenë të këndshme. Do të arrini të jeni më konkret dhe t’a çoni në një drejtim më interesant rrugëtimin tuaj sentimental.

Demi:  Kur vjen fjala tek ndjenja dhe intuita ju jepni më të mirën tuaj. Duke luajtur mirë shanset tuaja por pa ekzagjeruar dhe pa nxituar do të promovoni ndryshime shumë të vlefshme për profesionin tuaj. Punët shkojnë shumë mirë. Dashuria do të jetë për ju energji e pastër, kënaqësi jete, kreativitet, forcë jetësore, me pak fjalë do të jetë burimi i optimizmit, kurajos dhe gjithçkaje që e bën jetën të denjë për t’u jetuar.

Advertisement

Binjakët:  Sjellja në mënyrë të hapur duke qenë konkurues me të tjerët nuk do t’ju ndihmojë aspak për të zgjidhur çështjet aktuale. Më mirë provoni të silleni me diplomaci e të bëheni më strategë. Kërkoni të gjeni pikat e dobta të kundërshtarit, në mënyrë që të kuptoni se ku duhet të ndërhyni. Do t’i keni të gjitha burimet e nevojshme për të përballuar stresin dhe lodhjen. Mos u ankoni me tepër se ç’duhet. Përpiquni të ndiqni një dietë të varfër në yndyrna dhe të flini pak më shumë.

Gaforrja: Dielli dhe Neptuni së bashku me Hënën po ju shtyjnë drejt horizonteve e mundësive të reja. Ama ndonjëherë duhet të ndaloni dhe të reflektoni duke bërë një përmbledhje të situatës. Vetëm kështu do të drejtoni shënjestrën dhe do të ecni pa probleme drejt objektivit. Nëse pini duhan ndihmojeni trupin tuaj duke përgjysmuar sasinë e atyre që konsumoni. Nëse nuk ja dilni dot vetë, mos u demoralizoni. Kërkoni ndihmë.

Luani: Kjo ditë do të karakterizohet nga bashkëpunimi i mendjes me shpirtin. Do të shumëfishohen mundësitë për takime njerëzore. Zgjidhni me vëmendje personat që do të vendosni të hyjnë në rrethin tuaj shoqëror. E enjtja do të bëhet e këndshme  falë një ftese romantike që do t’ju japë mundësinë të hyni në një ambjent interesant. Këtu nuk ka dyshime: do t’a humbisni busullën që të dy.

Virgjëresha: Për të shmangur kurthet që do t’ju krijohen në familje, filloni të krijoni një rirogranizim të jetës suaj. T’i thuash jo disa situatave nuk do të jetë e thjeshtë, por do të jetë e vetmja mënyrë që të jetoni pa limite dhe pa shtrëngesa. Mos e lejoni personin që doni t’ju kufizojë me kërkesa dhe pritshmëri  të tepërta: nëse nuk do të veproni kështu do t’a keni ju fitoren në dorë.

Peshorja: Yjet ju sjellin momente të qeta dhe të mbushura me kënaqësi. Do t’ju ndihmojnë edhe për të hedhur pas krahëve vështirësi dhe negativitet të kohëve të shkuara. Nëse po ju bie në kokë për dikë dhe ndiheni të gatshëm për romanticizëm, ndizeni kompjuterin dhe dërgojini një mesazh të brishtë personit të zemrës. Mbrëmje e mbushur me emocione dhe dëshira të pazakonta për ata që janë në çift.

Akrepi: Çështjet financiare kërkojnë më shumë vëmendje nga ana juaj. Po mendoheni shumë se si të kënaqeni dhe po shpenzoni shumë lekë për këtë gjë. Nëse keni një feeling në çift, mbrëmja do të jetë magjike. Këtë mbrëmje do të duhet t’a kujtoni kur feeling-u me partnerin do fillojë të humbasë shkëlqimin. Ide të reja për të rinovuar look-un dhe gjithashtu për t’i bërë publicitet aktivitetit tuaj :).

Shigjetari: Ditë fantastike kjo e sotmja për të udhëtuar, dashuruar dhe për t’a kaluar me miqtë. Nëse mungon partneri për të ndarë këtë ditë do të keni mbështetjen e miqve të cilët janë shumë disponibël kundrejt jush. Mos i lini t’ju ikin ide brilante dhe gjeniale. Merrni me vete kudo një bllok për të mbajtur shënime. Doni një këshillë të mirë? Praktikoni sportin tuaj të preferuar. Ky do të jetë momenti kur do të rigjeneroheni.

Bricjapi: Nëse nuk ingranoheni dot dhe gjithçka ju duket më e lodhshme se zakonisht, hiqeni prizën dhe pushoni. Në punë duhet të jeni shumë të organizuar për të mbajtur në kontroll shpërqendrimet. Nervozizmi dhe polemikat tuaja  do të jenë të dëmshme për imazhin. Nuk do të jeni në paqe me partnerin dhe dashurinë në përgjithësi nëse kërkoni më shumë se sa rrethanat do t’jua lejojnë.

Ujori: Në punë energjia, grinta dhe fati nuk do të mungojnë. Për disa nga ju do të ketë ndryshime shumë të rëndësishme dhe të çmuara për të arritur më në fund mirënjohjen e pritur dhe rritjen ekonomike. Në sferën sentimentale mbrëmja parashikohet e shkëlqyer. Për ata që janë të dashuruar do të ngroheni nga fantazi të reja dhe nga një sensualitet i plotë dhe i rafinuar.

Peshqit: Në më tepër se një rast do t’ju duket sikur jeni në momentin dhe vendin e gabuar. Disa yje negativë nuk do t’ju lënë të ndiheni të qetë. Për këtë arsye në përfundim të ditës do të jeni shumë të stresuar e të lodhur dhe si rrjedhojë do të keni nevojë për pak pushim. Në çift do të keni momente nervozizmi për fajin tuaj, por kur t’a shihni nga jashtë situatën do të jetë tepër vonë, kështu që merreni qetë.