NEW MUSIC | Lady Gaga, Ariana Grande – “Rain On Me”

Lady Gaga dhe Ariana Grande mbajnë një festë futuristike dance në videon e singëllit të tyre më të ri “Rain On Me”. Singëlli do të jetë pjesë e “Chromatica” albumi i ardhshëm i Gaga. Videoja mban regjinë e Robert Rodriguez, dhe ndjek të njëjtën logjikë cyberpunk-anime aesthetic të cilën Gaga ka prezantuar për Chromatica.

Chromatica është albumi i gjashtë i Lady Gaga, që fillimisht ish planifikuar të publikohej më 10 Prill, por për shkak të pandemisë Covid-19 u shty.  Tashmë  ky album do të publikohet më 29 Maj. Përveç pjesëmarrjes së Ariana Grande, në album do të jetë edhe  Elton John dhe grupi Koreano Jugor  Blackpink.

Advertisement

“Rain on Me” është pasues i “Stupid Love,” publikuar në Shkurt. Enjoy!