NEW MUSIC | Kelly Rowland – “COFFEE”

 

Kelly Rowland mbush 40 vitin e ardhshëm dhe me publikimin e radhës, singëllin “Cofee” duket se e ka kapur jetën prej brirësh 🙂 Me lëvizje të guximshme dhe gjysmë e zhveshur në video,  Kelly duket për mrekulli.

Advertisement

“Duhet ta zotërosh seksualitetin tënd. Duhet ta dish se sa seksi dhe fantastike je, pa pasur nevojë të ta thotë dikush tjetër”, rrëfen artistja. Në video ajo ka dashur të theksojë dimensionet, ngjyrat, format e shumta që bukuria ka dhe faktin se femrat janë të bashkuara. “Kjo ka shumë rëndësi për mua. Me shihni si një person të vetëm, por kur jam me gra të tjera në krah jam akoma më mirë”, ka thënë ajo.

Ne na duket yll në çdo situatë…