LANA DEL REY: singëlli i ri pjesë e kolonës zanore të “EUPHORIA”

E palodhur Lana Del Rey! Pasi na dhuroi dy albume vitin e shkuar “Chemtrails over the Country Club” dhe “Blue Banisters”, kantautorja amerikane përuron menjëherë vitin 2022 me një këngë të re. 

Kënga e saj e re, sapo doli, quhet “Watercolor Eyes”, dhe është një baladë në stilin e përsosur të Lana Del Rey. Kënga do të jetë e pranishme në puntatën e radhës të serialit Euphoria me protagoniste Zendaya, që do të transmetohet këtë të dielë. “Watercolor Eyes” është singulli i parë nga kolona zanore e sezonit të dytë të Euphoria. Albumi i plotë, që do të jetë i disponueshëm në platformat muzikore dixhitale prej 25 shkurtit, do të përmbajë disa këngë të reja të krijuara posaçërisht për të kujtuar gjendjen shpirtërore dhe skenat e episodeve të reja të Euphoria. 

Advertisement

Duke pritur të mësojmë se cilët do të jenë artistët e tjerë në albumin “Euphoria Season 2 (An HBO Original Series Soundtrack)”, tashmë i disponueshëm për pre-order, mund të shijojmë ndërkohë këtë krijim magjepsës të Lana Del Rey.