New Music: Britney Spears | Clumsy

Britney Spears ka publikuar një këngë tjetër që do të jetë pjesë e albumit të saj të ardhshëm.
Kënga mban titullin “Clumsy” dhe është mjaft ritmike në krahasim me këngët e tjera të publikuara, “Make Me” dhe “Private Show”.
Reagimi i fansave ka qenë i menjëhershëm të cilët janë shprehur shumë entuziastë për publikimin e saj të tretë, pjesë e albumit “Glory”.
Por kjo nuk do të jetë surpriza e vetme e këngëtares e cila pritet të shfaqet edhe në emisionin e James Corden, “Carpool Karaoke”, një ditë para se të publikojë albumin.

Advertisement