NEW MUSIC | Anxhela Peristeri: “Pa Mua”

    Kënga  me tekst të vetë artistes titullohet “Pa mua” dhe videoklipi është realizuar nga Sebastian Production.

    ‘’Ju pershendes te gjitheve me këngen time më të re “Pa mua” me kompozim të Kledi Bahitit, një tekst që e kam shkruar vetë dhe produksion të Threedots! Nuk di se cilën dua më shumë nga këngët e mia por di të them që këtë këngë e dashuroj! Sebastian Production ka realizuar këtë video kaq të bukur dhe unë jam pa grim dhe pa stilist këtë herë! Thjesht një vajzë që përjeton emocione në shtëpinë e saj!’’, shkroi Anxhela fill pas publikimit të këngës.

    Advertisement

    Kujtojmë se Anxhela në muajin nëntor me datë 15 do të vijë me koncertin e saj recital për nder të 17 vjetorit të karrierës.