“Arbëria” është filmi i parë shqiptar që do të shfaqet në platformën e filmave Netflix në 23 dhjetor.Me regji të Francesca Oliverit, filmi pasqyron lidhjet e forta të rrënjëve dhe trashëgimisë kulturore të pakicës që jeton në disa fshatra në Kalabri dhe Bazilikatë.
Me aktoren protagoniste Caterina Misasi, tashmë fituese e Çmimit Publik në festivalin e filmit Dea në Tiranë, “Arbëria” është filmi i parë tërësisht artistik në gjuhën arbëreshe në histori.