Nesër ndeshja Vllaznia-Tirana, të ardhurat shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi!

Të dielën, në orën 16:00, në stadiumin “Loro Borici” do të luhet klasikja e futbollit Shqiptar, mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Një nga përballjet me të rëndësishme të futbollit tonë, mes dy skuadrave që kanë bërë historinë, të cilat edhe ketë të diele pritet të dhurojnë shoë për shkak se në fushë do të jenë dy kryesueset e kampionatit.

Advertisement

Sfidë që mbush përherë stadiumet por ketë herë, klubi Vllaznia ka vendosur që të gjitha të ardhurat nga ky takim të shkojnë për të ndihmuar familjet e goditura nga tërmeti në Turqi.

“SOLIDARIZIM1 Klubi futbollit Vllaznia, presidenti Alban Xhaferi, i bën thirrje gjithë tifozërisë së zjarrtë kuq e blu, që ta mbështesë ekipin e zemrës ne klasiken e futbollit shqiptar që do të luhet te dielën në orën 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Meqenëse tragjedia e tërmetit ne zonat ndërmjet Turqisë dhe Sirisë ka prekur thellë zemrat e gjithsecilit prej nesh, ka vendosur që të gjithë të ardhurat që do të vijnë nga organizimi i ndeshjes me Tiranën do të shkojnë si kontribut për ndihma për tërmetin . Lutjet tona shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie dhe shpresojmë në rikuperimin sa me të shpejtë të të dëmtuarve. Eja dhe ti për të mbështetur skuadrën e zemrës dhe për të kontribuar sadopak në këtë tragjedi të jashtëzakonshme njerëzore!“- shkruhet në njoftimin e Klubit të Futbollit.