Në kuadër të “Ditës pa makina”, Bashkia e Tiranës do të organizojë disa aktivitete, e për pasojë ka njoftuar se do të ndalohet qarkullimi rrugor në disa akse kryesore në kryeqytet. “Dita pa makina” një nismë e ndërrmarë ngë Bashkia nën drejtimin e Erion Veliajt synon të sensibilizojë njerëzit për të shmangur lëvizjen pa makina qoftë edhe për një ditë në mbrojtje të mjedisit.

“22 shtatori do të jetë dita kur të gjithë mund të japin shembullin personal për të shmangur lëvizjet me mjete motorike”, njofton Bashkia. Aktivitetet që do të zhvillohen
Aktivitetet do të zhvillohen në 3 zona kryesore: Përgjatë rrugës ‘’Kont Urani’’, segmenti nga rruga ‘’Durrësit’’ deri tek rruga ‘’Mihal Duri’’, do të zhvillohet një minipanair libri me botime mjedisore dhe jo vetëm. Ndërkohë që rruga ‘’Luigj Gurakuqi’’ deri tek sheshi ‘’Avni Rustemi’’, do të shërbejë për promovimin e mjeteve ekologjike të transportit. Gjithashtu edhe disa rrugë në zonën e Ish Bllokut do të kthehen në hapësira shërbimi për njerëzit.

Advertisement

Rrugët ku do ndalohet qarkullimi i automjeteve ditën e premte do jenë:

1. “Dëshmorët e Kombit”, segmenti përpara Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës

2. Rruga “Kont Urani” (te klubi “Heminguej”), do të bllokohet hyrja nga rruga e “Durrësit” deri në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”

3. Rruga “Brigada VIII” deri ne kryqëzim me rrugën “Vaso Pasha”

4. Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova”