“Nëse ndalemi ne, ndalon Bota”, është motoja e grave në Spanjë, të cilat dalin në grevë për herë të parë histori.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, mijëra gra spanjolle kanë braktisur të gjithë punët e tyre të paguara dhe të papaguara në mbështetje të “grevës së parë feministe” të vendit. Organizuarnga organizata ombrellë Comisión 8M, për 24 orë, çdo grua në Spanjë inkurajohet të heqë dorë nga gjithçka dhe të dalë në rrugë në shenjë proteste të patriarkatit që gratë spanjolle thonë se ka zaptuar kulturën e vendit.

Advertisement


Komisioni i 8 Marsit u bëri thirrje spanjolleve ditën e djeshme që të dalin në grevë dhe të mos shkojnë në punë. Thirrje iu bë edhe grave shtëpiake që të refuzojnë punët e shtëpisë.
“Ftojmë të gjitha gratë që nesër të mos dërgojnë fëmijët në shkollë, të mos lajnë rrobat, enët, të mos gatuajnë dhe të mos kujdesen për nipërit dhe mbesat, por t’i bashkohen grevës së grave”, thuhet në deklaratën e Komisionit të 8 Marsit.

Komisioni gjithashtu u bëri thirrje spanjolleve që nesër të mos shpenzojnë para, përveç për furnizimet thelbësore dhe të mos blejnë në dyqanet ku gratë janë në pozitë të pafavorshme.

Komisioni u bëri thirrje për grevë edhe studenteve, duke apeluar që nesër të mos marrin pjesë në ligjërata, provime apo ndonjë angazhim tjetër.

Greva e 8 Marsit në Spanjë u organizua nën sloganin “Nëse ndalemi ne, ndalet bota” dhe u mbështet nga dy kryetaret e bashkive, zonja e parë e Madridit, Manuela Carmen dhe zonja e parë e Barcelonës Ada Colau.

Dy sindikatat më të mëdha të punëtorëve në Spanjë gjithashtu mbështetën grevën dhe u bënë thirrje të gjithë punonjësve të pezullojnë punën në periudhën nga ora 11:30 deri në 13:30 dhe nga ora 16:00 deri në ora 18:00.