Të gjithëve na ka ndodhur të gjendemi në një situatë të vështirë në lidhje me një mik apo mikeshë që nuk do të donim ta lëndonim.
Mund të mos duam ta pranojmë por gënjeshtra të bardha na është dashur të gjithëve të themi në një moment të caktuar dhe nuk bëjmë dot ndryshe pa e pyetur veten nëse ato i shërbejnë një qëllimi të madh apo janë më të thjeshta se kaq.
Termi teknik për gënjeshtrat e bardha është “mashtrim prosocial,” që mund të tingëllojë si diçka shumë serioze, por studimet tregojnë që njerëzit përgjithësisht i thonë këto gënjeshtra të bardha disa herë në ditë në mënyrë që të shmangin përballjen apo të mbajnë marrëdhënie të pëlqyeshme.
Disa studime kanë treguar që njerëzit e ndjeshëm janë ata të cilët priren të thonë më shumë gënjeshtra të bardha.
Në Journal of Experimental Psychology: General, u botua një studim i cili tregonte që ka dy lloje të gënjeshtrave të bardha, një që parandalon dëmtimin emocional dhe një që promovon ndjesi pozitive te njerëzit përqark.
Në tre studime të ndryshme, kërkuesit zbuluan të njejtat rezultate, njerëzit e ndjeshëm, thonë më shumë gënjeshtra të bardha dhe kjo ndodh kryesisht për arsye se nuk duan të lëndojnë ndjenjat e njerëzve të tjerë.
Kjo nuk do të thotë që duhet detyrimisht të themi shumë gënjeshtra të bardha për të kultivuar dhembshurinë.
Gënjeshtrat e bardha mund të lëndojnë njerëz nëse nuk përdoren në mënyrë të përgjegjshme. Mund të stimulojnë një vetëbesim të rremë dhe të humbin qëllimin fillestar.
Ekspertët që punuan mbi këto studime rekomandojnë që të jeni të sjellshëm dhe të sinqertë kur të mundeni dhe të mos përpiqeni të bëheni manipulues. Por është shumë në rregull nëse herë pas here thoni ndonjë gënjeshtër të bardhë që nuk shoqërohet me pasoja të mëvonshme.