Ups!

Beqarët e vetmuar dhe depresivë janë 60% më të predispozuar të zhvillojnë demencë, krahasuar me çiftet e lumtura. Ekspertët kanë analizuar 6.677 njerëz të moshave 52 dhe 90 vjeç për gjashtë vite, duke kërkuar për lidhje mes marrëdhënieve të afërta dhe sëmundjeve si Alzheimeri.

Advertisement

Rezultatet befasuese tregonin se njerëzit që janë të martuar apo jetojnë me një partner kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencën. P.sh burrat e martuar përgjithësisht kanë një stil jetese më të shëndetshme, dieta më të mira ushqimore, pinë më pak alkool, më pak duhan dhe vizitohen më shpesh.

Studimi tregon gjithashtu se njerëzit single ka më shumë gjasa të bien në depresion dhe të vuajnë nga sëmundjet e zemrës, faktorë këta që çojnë drejt demencës. Jemi krijesa sociale dhe reduktimi i stresit nëpërmjet mbështetjeve shoqërore mund të jetë edhe më i rëndësishëm nga ç’e kishim menduar deri më tani.