Nëse doni të bini në peshë, mësoni gabimin më të madh që bëni me kafen

Qëllimi për të humbur peshë në vitin 2021 është i shumicës prej nesh. E dimë që nuk e arrijmë asnjëherë objektivin që i kemi vënë vetes, por megjithatë mbetet prioritet në listë. Ndonjëherë gjithçka bëhet mjaft e vështirë dhe kjo ndodh sidomos kur nuk kemi njohuri të nevojshme. Një prej gabimeve që bëjmë gjatë kohës që duam të biem nga pesha ka të bëjë edhe me kafen.

Advertisement

Me siguri, shumë prej jush e shmangin plotësisht kafen gjatë periudhës që janë në dietë, me mendimin se ajo nuk të lë të shëndoshesh. Ky është gabimi që bëjnë të gjithë.

Në fakt, sipas specialistëve, kafeina mund të ndihmojë metabolizmim më shumë nga ç’keni menduar. Jo vetëm sepse të heq oreksin duke shtyrë vaktet edhe më shumë, por njëkohësisht ndihmon edhe në djegien e dhjamit më shpejt, duke çuar kështu rrjedhimisht në humbje peshe.

E keni pirë kafen sot?