Lajmin e ka bërë publik vetë Keanu Reeves. Aktori ka folur tashmë me vëllezërit Wachowski e duket se ka një marrëveshje mes të treve për fillimin e xhirimeve. Megjithatë përpara se të fillojë puna për vazhdimin e filmit kult MATRIX, vëllezërit Wachowski duhet të përfundojnë punët me CLOUD ATLAS. Ky është një film fanta-shkencë me seri, bazuar në romanin e David Mitchell, që kryqëzon historitë e gjashtë personazheve. Në kastin e këtij të fundit janë Tom Hanks, Natalie Portman, Halle Berry dhe James McAvoy.


