Këngëtarja ka filluar punën për albumin debutues në shtëpinë e re diskografike. Marrëveshja është një joint venture mes RCA dhe CHAMELEON dhe si për çudi artistja i rikthehet Sony Music Entertainment. Në vitin 2008 Brandy publikoi albumin e pestë HUMAN me Epic Records, por për shkak të shitjeve dhe promovimit zhgënjyes ajo e zgjidhi marrëveshjen me label-in. Ja se çfarë shkruhet në komunikatën për shtyp të shtëpisë diskografike RCA RECORDS: “Gjatë gjithë karrierës së saj Brandy është konsideruar si një nga vokalistet më të preferuara. Jam i sigurt se në kapitullin e radhës në RCA dhe në bashkëpunim me Breyon Prescott do të regjistrojmë muzikën më të mirë të saj deri më sot”,- ka thënë Peter Edge, Drejtori Ekzekutiv i RCA Mucis Group. Ndërkohë artistja ka shkruar: “Është një bekim për mua që Breyon Prescott, Peter Edge dhe Tom Corson (Presidenti dhe Drejtori Ekzekutiv i RCA Music Group) më prezantuan me “shtëpinë e tyre” dhe besojnë e dinë me ekzaktësi se ç’të bëjnë me muzikën time. Breyon dhe stafi në RCA/CHAMELEON janë shumë krijues dhe avant-garde dhe jam shumë e ekzaltuar dhe me zorr pres të punoj me ta”.