Këngëtarja do të ulej në kuzhine të pinte çaj e hante biskota në vend që të ndiqte regjim ushqimor e ushtrimor të rreptë. “Nuk jam gati që të modifikoj fizikun tim, thjesht që të jem më e marketueshme. Ndryshe nga Madonna unë nuk do të bëja pafund Pilates që të ngadalësoja rënien/plakjen e trupit tim. Preferoj të qëndroj në kuzhine, të pi çaj e ha biskota. Pas turneut isha shumë e lodhur dhe më duhej të rigjeja rutinën e shëndetshme. Fillova të gatuaja supë pule për familjen dhe shijonim jetën e përditshme. Gjërat e vogla që të bëjnë të lumtur janë shumë të rëndësishme për mua”,- ka thënë Nelly Furtado për revistën gjermane Petra.