“Në vend të Adelës” përmbush misionin e tij, artistët mes emocionesh dhe lotësh kujtojnë gazetaren

 

Mbrëmjen e kaluar siç edhe ishte paralajmëruar në ‘ArTurbina’ u zhvillua koncerti ‘Në vend të Adelës’. Vetëm pak ditë pas ditëlindjes së të ndjerës Adela Xhamani, me shumë dashuri mori jetë kjo kauzë që ishte menduar shumë më herët, në biseda tavolinash mes gazetares dhe miqve më të mirë të saj.

Advertisement

Salla e madhe e ‘ArTurbinës’ ishte mbushur plot duke kaluar çdo pritshmëri. Njerëz që e njihnin nga afër, njerëz që e deshën nga ekrani u mblodhën bashkë në emër të saj. Eraldo, Iva, Fatmira dhe miq të tjerë të saj ishin kudo në sallë, duke mirëpritur të ftuarit, duke u marrë me çdo gjë që mbrëmja të shkonte siç e kishin planifikuar. Koncerti nisi dhe Arbana Osmani, siç ishte parashikuar udhëhoqi gjithçka. Mes emocionesh ajo kujtoi kohën kur e takoi për herë të parë Adelën. Momentin e 10 viteve të shkuara, Arbana e tregoi me aq emocion sa lotët qe vështirë të mbaheshin. “Adela ishte banorja më e frikësuar që kisha njohur dhe si për ironi i gjithë ‘Big Brother’ mori emrin e saj”, – kujtoi Arbana.

View this post on Instagram

#NëVendTëAdelës

A post shared by revistawho.com (@revistawho) on

I gjithë koncerti iu dedikua Adelës që të gjithë njihnin. Adelës që transmetonte aq shumë pozitivitet dhe që erdhi me ëndrra të mëdha në Tiranë dhe që ia doli t’i realizojë shumë prej tyre. Adelës që njihnin miqtë e saj më të ngushtë, Adelës që adhuronte muzikën, që këndonte duke ecur nëpër zyrën e revistës ‘Who’, ku punoi si kryeredaktore dhe jetoi duke dashuruar gazetarinë, por mbi të gjitha jetën. Çdo këngë e kënduar në koncert kishte një domethënie të veçantë për Adelën dhe dukej sikur çdo melodi e sillte më afër me të gjithë të pranishmit.

View this post on Instagram

#NëVendTëAdelës

A post shared by revistawho.com (@revistawho) on

Teksa fundi i mbrëmjes afrohej, në emër të Bashkisë së Tiranës Adela Xhamanit ju akordua nga nënkryetari Andi Seferi ‘Medalja e Mirënjohjes së qytetit’, në nder të kontributit që ajo dha për shumë vite si gazetare dhe për rolin e rëndësishëm në emancipimin e femrës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirisë së tyre. Ky titull u tërhoq nga tezja e saj e cila mes lotësh falenderoi pjesëmarrësit dhe tregoi krenarinë që ndjen për mbesën e saj.

Disa fjalë të ndjera i tha edhe vajza që fitoi bursën e akorduar nga ‘Universiteti Mesdhetar’. Elma Isufi, një vajzë e thjeshtë, me ëndrra të mëdha dhe me arritje të shkëlqyera në mësime. Teksa doli në skenë, plot emocion u zotua se do përpiqet aq shumë sa Adela për të arritur suksesin. Me krenari ajo pranoi se mbi shpatulla tashmë mban edhe peshë e emrit të Adelës.


View this post on Instagram

@fancy.resto.lounge ❤️ ? @altincelmeta

A post shared by revistawho.com (@revistawho) on

Artistët e ftuar e kujtuan Adelën me fjalët dhe me këngët e tyre, ndërsa me krenari treguan sa të lumtur ndiheshin për pjesëmarrjen në koncertin që kishte një qëllim aq human.

Koncerti u mbyll me Irma Libohovën, ndërsa në skenë për të thënë fjalën e mbylljes doli edhe Eraldo Rexho, producenti dhe miku i ngushtë i Adelës. Në përpjekje për të mbajtur lotët ai mundi të thoshte vetëm pak fjalë: “Faleminderit! Për Adelën, për njerëzit që jeni. Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa ta shoh plot sot këtë sallë. Kjo tregon që ia dolëm! Ia dolëm Adela!”.

Si një nga ata që patën fatin të ishin të pranishëm për të prekur gjithçka nga afër, mund të them me plot gojën se ata ‘IA DOLËN’. Miqtë e Adelës ia dolën! Adela ishte me ta, në çdo sekondë, aty mes sallës! Ajo ishte engjëlli që e bëri gjithçka të mundur.

 revistawho.com