Në turne me fëmijët

Të katërt anëtarët e bandës, Gwen Stefani, Adrian Young, Tom Dumont dhe Tony Kanal do të marrin me vetë nëpër botë edhe 9 fëmijët e tyre. Banda në fakt gjatë 11 viteve të fundit ka qënë shumë e zënë me çështjet familjare dhe me fëmijët e tyre të sapo lindur, ndaj duket se kjo dashuri i ka kushtëzuar duke i detyruar të marrin edhe fëmjët e tyre në turne. Por ka dhe një arsye tjetër më bindëse. Të gjithë anëtarët e bandës janë bërë me fëmijë gjatë kohës që ata ose regjistronin këngë në studio ose ndodheshin me turne. Kështu Gwen zbuloi për herë të parë që ishte shtatëzënë gjatë kohës që banda ishte në mesin e një turneu. Vokalistja e grupit ka pranuar se nuk do të nisë më kurrë një karrierë si soliste pasi e gjithë jeta dhe suksesi i saj artistik janë me No Doubt.

Advertisement