Në sezonin e 2-të të “Emily in Paris” nuk ka shenja të COVID, Lily Collins zbulon pse

‘Fansat e Emily in Paris’nuk duhet të presin të shohin ndonjë maskë në sezonin e dytë të shfaqjes. Lily Collins shpjegoi pse COVID-19 nuk ekziston në sezonin e ardhshëm në një intervistë për Variety.

“Sezoni 1 na mundësoi një arratisje, dhe doli se ishte diçka që duhej të vazhdonte duke mos e përfshirë atë (COVID) sepse ndjenja ikjeje, gëzimi dhe të qeshurash janë ccfarë na duhen më së shumti,” tha aktorja 32 vjeçare.

Advertisement

Megjithatë, xhirimet gjatë pandemisë nuk ishin pa sfida.

“Duke xhiruar një shfaqje në një qytet që është shumë i populluar ku njerëzit kanë të gjithë maska, por në botën tonë nuk ka, kështu që po kur xhironim ato duheshin hequr, dhe sapo të ndalonim regjistrimet i vendosnim. Kishte disa herë kur ata fillonin të xhironin dhe unë u thoja ‘Prisni, gjysma e njerëzve në skenë janë ende me maska’” tha Collins.

Sezoni i “Emily in Paris” do të debutojë në Netflix më 22 dhjetor.