Junior Eurovision 2021: Si të votoni për Shqipërinë

Shqipëria përfaqësohet në Junior Eurovision 2021 me Anna Gjebrean dhe këngën e saj “Stand By You“. Votimi i publikut mbyllet ditën e diel (ora 16:00). Kushdo, përfshirë edhe shqiptarët brenda vendit, mund të votojnë për “Stand By You” dhe performancën e Annës në faqen zyrtare Junior Eurovision.

Duke klikuar këtë link, do t’ju shfaqet një video përmbledhëse, diçka më shumë se 3 minuta. Pasi të ketë përfunduar videoja, duhet të zgjidhni tri këngët e preferuara. Gjithashtu mund të votoni edhe gjatë festivalit të dielën.

Advertisement

“Stand By You” është shkruar dhe kompozuar nga Adam Watts, Gannin Arnold, Sanni M’Mairura e ndërsa teksti në shqip është shkruar nga Endi Çuçi dhe Anna Gjebrea. Klipi vjen me regji të Redi Trenit, producent ekzekutiv Ols Abazi, ndërsa drejtor fotografie (DoP) është Latif Hasolli. Regjisori Redi Treni, producenti Ols Abazi dhe DoP Latif Hasolli janë gjithashtu pjesë e ekipit që prodhoi serialin $NOB.

“Stand By You” ka në qendër bullizimin ndaj fëmijëve dhe luftën kundër tij me mesazhe pozitive, përcjellë përmes tingujve dhe tekstit.

Edicioni këtij viti mbahet në Paris dhe fituesi do të shpallet në finalen e të dielës, më 19 dhjetor.