Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi ka qenë në radhët e të ftuarve të emisionit “Zemër Luana”. Monika është zhveshur nga petku i politikanes dhe është përfshirë në lojrat e krijuara.
E vendosur përballë një sfide personale Monika Kryemadhi tregoi më shumë për marrëdhënien e saj me disa nga figurat më të përfolura në shoëbiz, si miq, por edhe kundërshtarë të saj politikë.
Loja e saj personale konsistonte në vendosjen e fotove të personazheve sipas lules që ajo mendonte se u përshtatej, duke qenë e apasionuar pas kopshtarisë.
Ndër personzhet u shfaq edhe fotoja e Xhensila Myrtezajt, të cilën e lidhi me lulen “Jasmin” atë bashkë me Besin.
“Xhensilën e njoh si mama, pimë kafe bashkë, si edhe gatuajmë me njëra-tjetrën”, u shpreh Kryemadhi, duke treguar se për çiftin Kallaku ka mjaft respekt.
Kujtojmë që më herët Xhensila dhe Besi u përfolën për një ndarje, mirëpo nuk vonoi shumë dhe dyshja i hodhën poshtë këto lajme. Ata shkëmbyen një puthje në një koncert të këngëtares duke mohuar kështu lajmet për një ndarje të mundshme.
Çifti i njohur së bashku me vajzën e tyre Ajkën realizuan një set fotografik nën kontekstin festiv më herët. Në një foto të bukur pranë pemës, dukej Xhensila e veshur njëjtë me vajzën e saj dhe Besi mes tyre.
“Jeta është e shkurtër, kaloni me familjen tuaj, qeshni dhe ndjehuni të dashuruar”, ka shkruar më herët këngëtarja krahas portretit familjar në prag festash.