Në punë për albumin e ri

Tuesday, December 16, 2025

Liam Gallagher ka mbajtur kështu fjalën e dhënë fansave se nuk do të prisnin shumë për të pasur në duar pasuesin e albumit debutues DIFFERENT GEAR, STILL SPEEDING. Në një intervistë për MTV NEWS muzikanti britanik ka deklaruar se ka ndërmend të fillojë punën në studio në shkurt të vitit të ardhshëm në mënyrë që disku të jetë gati për në verë. Ai gjithashtu ka siguruar se “në diskun e ardhshëm do të ketë këngë që do të mbahen mend”. Të presim e të shohim nëse kjo deklaratë do të jetë e vërtetë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -