Interpretuesja e saj Amy MacDonald është gati të vijojë suksesin e albumit të 2007‐ ës, ndaj më 5 Mars do të publikojë diskun e saj të ri me titull A CURIOUS THING. I paraprirë nga singëlli DON’T TELL ME THAT IT’S OVER, albumi është regjistruar në studion e Paul Weller në Ripley, i cili do të jetë prezent dhe në një nga këngët. Kujtojmë se THIS IS LIFE është renditur në vendin e parë të klasifikimit të shitjeve në 5 vende të ndryshme të botës dhe ka shitur më tepër se 3 milion kopje në të gjithë botën, duke fituar kështu disqe platini në 12 vende të ndryshme. Ky produksion e ka renditur Amy‐n ndër kantautoret britanike më të famshme të historisë.