Dashuria e tyre ka treguar se është e fortë, dhe pavarësisht ndarjeve ata janë sot sërish bashkë dhe do të martohen shumë shpejt. Po flasim për Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus, të cilët në prag martesë mesa duket kanë pasur një zënkë shumë të madhe.

Ka qenë në fakt një kontratë paramartesore, që Miley i ka kërkuar Liam-it ta firmoste. I fejuari i saj është ndier i ofenduar, dhe është inatosur si kurrë më parë, shkruan Daily Mail. Kjo zënkë mes tyre ka qenë aq e fortë, sa Miley ka menduar t’i japë sërish fund lidhjes së tyre. Por më vonë mesa duket çdo gjë është sqaruar pasi Liam ka postuar një foto me nusen e tij të ardhshme, ku shkruan bashkangjitur saj “Unë dhe engjëlli im”.

Advertisement