Në luftë me kancerin

Mendohet që artistja të ketë më pak se një vit jetë, pas diagnostikimit me këtë sëmundje dhe një mundësi mbijetese 5 – 10%. Familja e artistes 68 vjeçare ka refuzuar të diskutojë mbi sëmundjen duke thënë se është mirë. Një i afërt i Aretha-s, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka konfirmuar që ajo ka kancer dhe se njerëzit e afërt janë shumë të shqetësuar për të. Muajin e kaluar Franklin anulloi të gjitha koncertet e saj deri në muajin Maj për arsye shëndetësore. Deri nga fundi i muajit tetor ajo ka qenë në sesione regjistrimi dhe në turne, por javën e fundit lëshoi një deklaratë për shtyp ku thoshte se kish bërë një operacion i cili rezultoi tejet i suskesshëm. Shpresojmë më të mirën për këtë legjendë të muzikës!

Advertisement