Kohët e fundit Whatsapp ka raportuar risinë e radhës në këtë aplikacion për të gjithë ata që janë penduar për mesazhin e dërguar.

Thashethemet se një funksion i ri i quajtur “Fshije për të gjithë” do të dilte në treg, kanë kohë që qarkullojnë, por është konfirmuar më në fund se ky opsion që do të ndryshonte përgjithmonë jetën e përdoruesve, do të vij së bashku me përditësimin e radhës së këtij aplikacioni.

Advertisement

Vetë faqja zyrtare, ka publikuar një shpjegues se si do të përdoret ky funksion i ri që do të quhet ” fshije mesazhin për të gjithë”.

“kjo veçori ju jep mundësinë të fshini mesazhin specifik që keni dërguar gabimisht ose jo, në një grup apo individ. Mesazhi që fshiet nga chat-i do të zëvendësohet me ‘Ky mesazh është fshirë’, duke vënë në dijeni të gjithë palët që janë pjesë.

Kjo veçori do të bëhet e mundur vetëm nëse të dy përdoruesit do të kenë versionin e fundit të aplikacionit dhe meszhi i dërguar është jo më shumë se 7 (shtatë) minuta, pas kësaj kohëzgjatjeje ky opsion nuk do të jetë i mundur.

Kështu që miq, në këto raste duhet të themi; shtatë minuta, shtatë minuta, por s’ti fal njeri!