Ata janë një nga çiftet më të pëlqyer presidencial dhe sot festojnë 25-vjetorin e martesës së tyre.
Këtë pjesë e ka bërë të ditur ditën e sotme, ish-Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama. Çdo video apo foto romantike e çiftit është shpërndarë në mënyrë masive, kështu ka ndodhur edhe me këtë postim të Michelle, në profilin e saj në Instagram.
Ajo ka publikuar një foto të shkëputur nga ceremonia e tyre e martesës 25 vite më parë dhe në të shkruan disa fjalë për bashkëshortin e saj: “Gëzuar 25-vjetorin e martesës Barack Obama. Çerek shekulli më vonë, ti vazhdon të jesh shoku im i ngushtë dhe mashkulli më i jashtëzakonshëm që njohë. Të Dua!’
Çifti simpatik edhe përse nuk janë më pjesë e jetës politike në Shtet e Bashkuara të Amerikës ata vazhdojnë të kenë një jetë aktive në shoqëri dhe komunitet.