Këngëtarja u la nga shtëpia diskografike Sony Music Epic Records, pasi singëlli i ri i saj LOUBOUTINS dështoi. Data e lançimit të filmit të ri THE BACK –UP PLAN gjithashtu është shtyrë disa herë radhazi. Lopez e ka shumë të vështirë të pranojë se po shuhet si yll. “Jennifer është në depresion për shkak të gjendjes aktuale të karrierës. Nga të qenurit një ndër yjet më të mëdha të botës, ka përfunduar që t’a lërë shtëpia diskografike. Është pak i hidhur, por jam i bindur që do t’a marrë veten edhe pse nuk është në një pozicion fort të mirë për momentin duke qenë se karriera e saj vihet në dyshim”, ‐ ka thënë një i mirëinformuar.