Ç’kuptim do të kishte një dasëm shqiptare pa valle?
Kështu Sara dhe Ledioni, edhe pse dasmën elegante e realizuan në liqenin Como në Itali, mes luleve dhe dekorit magjik, sollën dhe një pjesë të traditës shqiptare, si vallet e muzikën.
Iconstyle ka publikuar sot një video nga dasma ku shihet familja Hoxha me nusen, teksa kërcejnë valle tironse, gjatë kohës që performon këngëtarja shqiptare Artjola Toska.