Në 9 dhjetor në HBO max kthehen vajzat e “Sex and the city” me “Just like that”

Yjet e serialit “Sex and the city”, do të jenë protagoniste në një serial të ri i titulluar “Just like that” që do të transmetohet në platformën HBO max.

Lajmin e ka dhënë aktorja, Sarah Jessica Parker me anë të një postimi në Instagram ku shkruan:

Advertisement

“Kemi shumë për të falënderuar. Përfshirë të gjithë miqtë tanë të rinj në kamerë dhe jashtë saj, të cilët thanë “po” dhe i bënë historitë tona më të pasura dhe i bënë orët tona në xhirime kaq të gëzueshme. Me kontribute të barabarta e gjithë familja jonë e stafit.

Shkrimtarët, regjisorët tanë dhe çdo departament që sollën talentin, angazhimin, aftësitë, humorin e mirë, energjinë e palodhur dhe miqësinë e tyre.

Ndjehem borxhli ndaj të gjithëve.

Ne mezi presim të ndajmë këtë kapitull të ri, kështu që ju mund të shihni dhe ndjeni gjithçka që bëmë për muajt e fundit.”

Seriali do të nisë transmetimin nga data 9 dhjetor.

Fansat kanë shprehur entuziazëm për këtë projekt të ri, teksa shkruajnë:

Unë ende nuk mund ta besoj se kjo po ndodh. Faleminderit shumë të gjithëve. Dhjetori do të jetë i mrekullueshëm.”

“Uroj që këto seriale të mos mbarojnë kurrë…”

“Nuk mund te pres!! Do të jetë fantastik, e di!!”