Nëse jeni mërzitur me të ftohtin, kemi një lajm të mirë për ju…
Nga fillimi i kësaj jave pritet që rrymat e ftohta ajrore që kanë goditur Europën Lindore të zëvendësohen nga një rritje e menjëhershme të temperaturave.
Mediat italiane raportojnë se nga java që vjen pritet të shijojmë ditët e para të pranverës.
Sipas mediave italiane, nga 26 marsi deri në 1 prill do të kemi pranverë, mbase me temperaturat e verës, pasi erërat jugore do zëvendësojnë rrymat e ftohta lindore.
Duke nisur nga 31 marsi, për Pashkë, skenari meteorologjik pritet të ndryshojë. Temperaturat ne Tiranë pritet të arrijnë 35 gradë në 1 Prill.
Sipas agjencisë metereologjike rryma e ngrohtë e quajtur “Hannibal” do ngrohë ndjeshëm Mesdheun, përfshirë edhe Shqipërinë, teksa temperaturat maksimale parashikohet që do kapin vlerën 33 gradë celsius në disa rajone.