Ajo kishte vendosur të hiqte paruken bardhë e zi, që e shoqëron kudo, teksa është fotografuar në aeroportin e Los Angeles, ditën e mërkurë.

Sia Furler kishte pësuar një shndërrim të vërtetë në fytyrë pasi lëkura e saj dukej më e re. Pamje e re e këngëtares dhe tekstshkrueses dukej shumë larg nga paraqitjet e zakonshme, e cila sigurisht që ka ndryshuar shumë më kalimin e viteve.

Advertisement

Sia dukej shumë më e re në fotot e publikuara së fundmi, duke treguar kështu kujdesin e madh që i ka kushtuar fytyrës, pavarësisht se ende nuk dihet sekreti i këtij ndryshimi.