Ndryshimet e look-ut në Darkën e Korrespondentëve

Në Darkën e përvitshme të Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë, po aq sa batutat e presidentit Obama, tërhoqën vëmëndjen edhe ndryshimet në look të zonjave.
Michelle Obama dhe Idina Menzel ishin ato që sollën një ndryshim radikal në darkën e të Dielës.
Zonja e parë këtë herë hoqi dorë nga modeli i saj klasik i flokëve për të zgjedhur kacurrelat.
Me stilin e ri ajo dukej elegante cka evidentohej edhe më shumë nga fustani i saj Zac Posen.
Ndërkohë, Menzel më në fund ka prezantuar ngjyrën e re, bjonde, pasi më parë e kishte treguar atë në Instagram.
43 vjecarja kishte zgjedhur të krihej me onde të mëdha ndërsa ishte veshur me një fustan të kuq Monique Lhuillier, kwpucw Brian Atwood dhe bizhuteri Jacob & Co.

Advertisement