Ndodhi ajo që pritej, Beatrix dhe Alban Ramosaj gati…

Bëhuni gati, një projekt intersant muzikor do të publikohet së shpejti.

Bëhet fjalë për dyshen simpatike të këngëtarëve, Alban dhe Beatrix Ramosaj. Motër dhe vëlla do të sjellin për fansat dhe publikun, projektin e tyre të parë muzikor.

Advertisement

Burime për Chaud Patate bëjnë me dije se kënga do të jetë në anglisht dhe pa video, por vetëm me tekst. Mesa duket ky është vetëm një “paralajmërim” i parë nga këngëtarët, pasi të dy janë duke punuar për projekte solo muzikore. Albani ka gati pesë të tillë ndërsa Trixa është duke punuar edhe për një projekt të ri solo.