“Ndjenjat nuk komandohen”- Ilnisa flet për raportin me Meritonin…

Të nominuarat e shtëpisë së “BBVIP3”, Sara, Ilnisa, Ledjana dhe Roza, kanë bërë një “konferencë” ditën e sotme, në prag të Prime-t ku vendoset “fati” i tyre, ndërsa i janë përgjigjur disa pyetjeve nga banorët. Mes shumë pyetjesh për lojën, strategjitë dhe dinamikat e këtyre ditëve, të nominuarat janë pyetur edhe për ndjesitë që kanë, sidomos Ilnisa, e cila sic mund ta dini është shfaqur shumë e afërt me Meritonin.

Pyetjes se nëse qëndron në shtëpi, si do donte që të vazhdonte ky afrimitet me Meritonin, pra nëse do donte që të kishte dicka më shumë me të (pyetje e bërë nga Erjola), Ilnia fillimsht ju përgjigj në mënyrë të tërthorë, por më pas pranoi se “ndjenjat nuk komandohen” dhe këtë e ka kuptuar sidomos këto ditë. Kështu, banorja e “BBVIP”, nënkuptoi se nisur nga ndjenjat që ka, do donte ta vazhdonte njohjen me Meritonin dhe pse jo të kishte dicka me të, por sigurisht nuk është vetëm në dorën e saj.

Advertisement

Por pavarësisht kësaj përgjigje le ta quajmë pozitive nga ana e Ilnisës në lidhje me ndjenjat që ka për moderatorin, duket se mbrëmja nuk ka vazhduar edhe aq mirë për ta, pasi patën “konfliktin” e parë mes tyre, pikërisht për shkak të pyetje-përgjigjeve.

Sido që të jetë sërish, ata të dy janë gjëja që kemi më afër një cifti të mundshëm në reality show, ndërsa presim zhvillimet e reja.