Zyrtarisht këta janë finalistët e “BBVK2”!

“Big Brother VIP Kosova 2” është në prag të finales së madhe, ndërsa Prime-n e djeshëm janë bërë të qartë zyrtarisht edhe 4 finalistët e reality show-t. Kështu, pas shumë dinamikave, dramave, surprizave dhe sigurisht pas votës së publikut, për cmimin e madh do të “luftojnë” mes tyre: Blerando Lajci, Edona James, Lumbardh Salihu dhe Shqipe Hysenaj.

Personazhet e njohur janë më pranë se asnjëherë fitimit të cmimit të madh prej 144.000 euro (çmimi ishte 200,000 euro, por për shkak të thyerjeve të rregullave, konkurrentët janë dënuar me heqje parash nga vlera e parë).

Advertisement

Kujtojmë se të 4 konkurrentët janë bërë pjesë e spektaklit në tetor 2023, pra që në nisje dhe kanë arritur mesa duket t’i japin publikut atë që kërkohet për të triumfuar në një format të tillë.

608 COMMENTS

Comments are closed.