Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare Emina Cunmulaj, njihet për thjeshtësinë, bukurinë, e të njëjtën kohë edhe humorin që ka. Ajo asnjëherë nuk e ka fshehur prejardhjen shqiptare. Dhe këtë e dëshmon duke postuar herë pas herë video teksa shihet duke kënduar e folur në gjuhën shqipe.
Emina dhe partneri i saj miliarderi Sam Nazarian janë të martuar dhe kanë dy vajza. Modelja publikoi një foto ku ku çifti shfaqeshin krah njëri tjetrit.
Një nga komentet që bie në sy është ai i një ndjekësi, të cilit Emina vendosi që t’i jepte edhe përgjigje.
“Ti e mirë shumë, por burrin çifut”, shkruan dikush në komente.
Nëna e dy fëmijëve i dha përgjigjen tipike shqiptare me një batutë:
“T’ia marrësh të keqen e thoit”.
Burimi: Opinion