Dikur e njohur si Mona Lisa e shekullit të 20-të falë pamjes së saj të mrekullueshme, Gina fitoi famë në vitet 50′ si një seks simbol mesdhetar, përpara se të bëhej më vonë fotografe dhe skulptore pasi u largua nga bota e filmit.
Aktorja italiane Gina Lollobrigida ka ndërruar jetë sot në moshën 95-vjeçare, siç raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Ajo ishte një yll i madh i kinemasë italiane, e lindur në Subiaco të Romës më 4 korrik 1927 dhe një nga aktoret dhe seks simbolet më të rëndësishme evropiane të viteve 1950 dhe 1960.
Gjatë karrierës së saj të gjatë, ajo bashkëpunoi me regjisorë kryesorë si Vittorio de Sica, Mario Monicelli, Pietro Germi dhe Mario Soldati, René Clair dhe Christian-Jacques.
Shtatorin e kaluar aktorja, e njohur për italianët edhe me pseudonimin “Lolo”, doli nga klinika pas një rënieje në shtëpi, nga e cila kishte thyer kofshën, për të cilën dhe ishte operuar.
Aktorja brune me kthesa tërheqëse konsiderohej prej kohësh femra më e bukur në botë, sipas titullit të një prej filmave të saj “The Beauty of the Beautiful”.
Në vitet 1950 dhe 1960 ajo mahniti seksin mashkullor, por Lollobridge gjithmonë kishte diçka më shumë për t’i ofruar pamjes së saj.