Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga familjarët e saj si dhe nga Ministria e Kulturës në Kosovë.
“Zemer na ike e qete si dhe ishe ne jete!Iku nga kjo jete e madhja. Nexhmije Pagarusha,”-shkruan një nga familjaret e saj.
Vajza e saj, Cuca Pagarusha ka publikuar në rrjete sociale një foto profili ku tregon për humbjen e nënës së saj, ikonës së muzikës shqiptare.
Homazhet dhe varrimi për “Bareshën” do të kryhen ditën e nesërme (8 Shkurt 2020).
Pagarusha lindi më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarush.
Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare përfshin interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore, opera por edhe si aktore e suksesshme në film ashtu edhe në teatër.
Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.
”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.
Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji.
/Opinion.al/