Ermal Mamaqi ka një udhëtim të radhës për të bërë dhe këtë e kemi kuptuar nga publikimi i tij i fundit në instagram, por një personazh aspak i zakontë ka ndarë sediljen ngjitur me të.

Pasi moderatori ka ndërruar sektorin e avionit nga biznesklas në atë ekonomik, sepse ai i pari ia ka shpifur, është shoqëruar për në radhën e 23-të të avionit dhe ja kë ka gjetur:

Advertisement

Kur të bie sedilja njgjitur me Kryetarin…#BussinesClass ta shpif prandaj më sollën ktu te rradha 23 @erionveliaj

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Bëhet fjalë për Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, i cili duket se do të jetë gjatë gjithë udhëtimit nën shoqërinë e Ermal Mamaqit. Mesa duket, akoma pa filluar fluturimi, Ermali na e ka bërë kryebashkiakun si vetja, duke u shfaqur në foto me shprehi ekspresive habie.

Se cili do të çmendet nuk e dimë, por për një gjë jemi të sigurtë, kryebashkiakun nuk do ta shohim në lajme këto ditë. Ose kështu shpresojmë… 😛