Ndërroi jetë 5 muaj më parë, hapet testamenti i Vasilis Karras.

Pesë muaj më parë u nda nga jeta këngëtari i njohur grek Vassilis Karras. Dje është publikuar edhe testamenti i këngëtarit, ku pasuria e tij prej 10 milionë eurosh i kalon bashkëshortes së tij, Kristina dhe vajzës së tij, Irini, raportojnë mediat greke. Në testament përfshihen pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe të drejtat për këngët e tij.

Sipas raportit, 50% e pasurisë së këngëtarit trashëgohet nga gruaja e tij dhe 50% e mbetur nga vajza e tij. Sa i përket të drejtës së autorit të këngëve të tij, për 50 vitet e ardhshme ato do t’i përkasin bashkëshortes së tij Christina.

Advertisement

Testameni përfshin: Shtëpia në Kardia, Selanik “Fshati i Paqes”, pasuria në Kokkinohori Kavala, shtëpia e tij e pushimit buzë detit, një apartament luksoz në Athinë, llogari bankare dhe e drejta e autorit të këngëve të tij.

Këngëtari Vassilis Karras u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare në 24 dhjetor. Sipas informacioneve, këngëtari kohët e fundit ishte shtruar në reaminacion për shkak se ishte infektuar nga koronavirusi. Sipas mediave greke, ai dha frymën e fundit nga një goditje në tru.