Ndërhyrje kirurgjikale për tu dobësuar? Bebe Rexha: ‘Kam frikë se vdes’.

“Rolling Stone” shkruan se nuk do ta shihni kurrë Bebe Rexhën duke kryer ndonjëherë as BBL (transferim i dhjamit nga barku në vithe), e as të bëjë ndonjë ndërhyrje tjetër për të rregulluar peshën.

Ajo do që gjërat t’i arrijë vetë dhe kjo sipas RS është në përputhje me etikën e saj të punës, me përpjekjen e saj për të ofruar më shumë se çfarë kërkohet prej saj.

Advertisement

“Unë mund të përballoja një liposukcion apo ndërhyrje në gjoks, por tani jam e tmerruar nga ajo gjë. Nuk jam kundër, mund të heqësh qafe barkun, ke bark të sheshtë, kjo është e mahnitshme për mua dhe jam xheloze për këtë. Por unë jam tipi i personit që kam frikë se nëse shkoj të bëj një operacion, do të vdes në sallën e kirurgjisë. Nuk mund ta bëj. Unë kam një frikë të madhe nga çdo gjë kirurgjikale”, ka thënë ajo për revistën.

Më tej, Bebe vazhdon:

“Unë e thashë në Twitterin tim, që më pëlqen të ha. Por kam edhe gjëra që po kaloj si probleme mjekësore që ndikojnë në peshën time”, duke iu referuar disa prej ilaçeve që merr për të trajtuar sindromën e vezoreve policistike (PSOCS).

Në fakt, Bebe është komentuar shumë për peshën e saj. Pak javë më parë përmes një statusi në Twitter ajo shkruante:

“T’i shohësh komentet për peshën time është shumë shqetësuese. Unë nuk jam e mërzitur sepse është e vërtetë. Kam shtuar në peshë. Por kjo është thjesht e keqe.Unë gjithmonë kam vuajtur me peshën time. Më pëlqen të ha. Punoj me veten çdo ditë. Thjesht jam pak e dekurajuar tani”.