VIDEO/ ‘Michael Jackson mbështet Belindin’/ Këlliçi ironizon me satirë videot mbështetëse të VIP-ave për Veliajn…

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, me një video satirike ironizoi personazhet, të cilët edhe pse shumica nuk jetojnë në Tiranë, kanë dalë në krah të Erion Veliajt.

Në videon e tij, Këlliçi shfaqet në krah të Michael Jackson. Sigurisht nuk është këngëtari i famshëm, por është një moment ironie.

Advertisement

“Më i madhi, ai që të gjithë artistët duan t’i ngjajnë, në krahun tim. Faleminderit Michael Jackson,” shkruan Këlliçi.