Ndalohet transmetimi

Videoja e cila detajon një lidhje shkatërruese mes një çifti, luajtur nga këngëtarja dhe modeli Dudley O’Shaughnessy, mund të shfaqet vetëm pas orës 10 të mbrëmjes pasi skenat e tyre të dashurisë ishin shumë sugjestionuese për t’u parë gjatë ditës. Ka aludime se videoja tregon për marrëdhënien abuzive që Rihanna ka pasur me Chris Brown, i cili u shpall fajtor pas dhunës që ushtroi në 2009-ën. Kjo përshtypje të krijohet akoma më tepër në pjesën e videos ku Rihanna dhe modeli festojnë me miqtë, zihen e bëhen intimë. Kujtojmë se gjatë xhirimeve të videos Rihanna u përzu nga pronari i fushës ku po xhironin pasi doli topless dhe atij s’i pëlqeu aspak një gjë e tillë. Paçka gjithshkaje Rihanna është mëse e kënaqur me videon e “We Found Love” madje kur u publikua për herë të parë ajo ka shkruar në Twitter-in e saj: “Nuk kemi bërë kurrë një video si kjo më parë. Kjo padyshim është videoja më e thellë që kemi bërë. Çdo gjë ka të bëjë me dashurinë dhe të qenurin e saj si drogë. Padyshim që kjo është ndjesia që përcillet. Shija e mirë dhe rreziqet… Për këtë është e gjithë videoja”.

Advertisement