Ndalohet rreptësisht alkooli

Amy Winehouse këndoi shtatë këngë, duke përfshirë dhe hitet “Valerie” dhe “Rehab”. Kjo ka ndodhur përpara turneut europian që nis të shtunën e ardhshme në Serbi.  Artistja e cila u shtrua në spital për detoksifikim ka premtuar një turne pa alkool. Tabloidi THE SUN raportoi : “Këngëtarja nuk duhet të jetë në kontakt me alkoolin pasi nuk duhet të jetë nën tundimin e tij dhe kështu mund të kryejë të gjitha detyrimet sipas kontratës”. Sipas disa burimeve britanike detoksfkimi i Amy-t nuk është bërë siç duhet dhe disa ditë pas largimit nga klinika ajo ishte parë duke pirë sërish. Stafi i këngëtares ka urdhëruar një ndalim total të alkoolit në minibaret e dhomave të hotelit ku Amy do të qëndrojë gjatë kohës së turneut të saj. Shërbimi do të jetë i rreptë dhe punonjësit e hoteleve janë porositur që në asnjë mënyrë të mos i shërbejnë alkool madje dhe kur vetë artistja mund t'a kërkojë shërbimin në dhomë. Për të krijuar një ide të performancës së Amy-t në Club 110, ju ftojmë të shihni videon e mëposhtme e cila i përket vitit të shkuar. 


 

Advertisement