Stilistja franceze Sonia Rykiel, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjecare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit.
Vajza e saj, Nathalie Rykiel, konfirmoi ndarjen e saj nga jeta në orën 5 të mëngjesit në shtëpinë e saj në Paris.
“Mamaja ime u nda nga jeta në orën 5 të këtij mëngjesi në shtëpinë e saj në Paris, nga sëmundja e Parkinsonit”, ka thënë vajza e saj e cila njëkohësisht është drejtore artistike e firmës.
“Ajo nuk shpiku vetëm një stil, por një karakter, një mënyrë jetese dhe të qënuri, ajo ofroi liri në të lëvizur”, tha Presidenti francez Hollande.
Stilistja Rykiel, shumë e dashur për yjet si Scarlett Johansson dhe Kate Bosworth, e lancoi shtëpinë e saj të modës në 1968.