Shefi legjendar francez, Joël Robuchon, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare si pasojë e kancerit në pankreas.
I quajtur ndryshe si “Shefi i Shekullit” më 1989, Robuchon ka hapur me dhjetra restorante në tre kontinente. Gjatë karrierës së tij ai është shpërblyer me 32 yje Michelin- më shumë se çdo shef tjetër.
Si fillim mori emër nga restoranti i tij në Paris, “Jamin” në fillim të viteve ’80 për t’u kthyer më pas në këshilluesin e dy nga shefave më me zë, Gordon Ramsay dhe Éric Ripert.
“Sa më shumë plakem, aq më shumë kuptoj të vërtetën: sa më i thjeshtë të jetë ushqimi, aq më i jashtëzakonshëm bëhet”, tha njëherë ai në një intervistë për Business Insider më 2014-ën.