Është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare astronauti amerikan, Gene Cernan. Ai ishte njeri i fundit që ka ecur mbi sipërfaqen e Hënës. “Po ikim ashtu si erdhëm dhe nëse është vullneti i Zotit, do të kthehemi sërish në paqe dhe me shpresë për gjithë njerëzimin” janë fjalët e fundit të thëna prej tij gjatë udhëtimit të tij të dytë në Hënë. Kapiten Cernan (i cili ishte një nga tre njerëzit të cilët kanë shkuar dy herë në Hënë), u nda nga jeta ditën e hënë pas disa komplikimesh shëndetësore, mbi të cilat familja e tij nuk ka dhënë asnjë detaj.

Gjatë gjithë historisë së njerëzimit vetëm 12 njerëz kanë shkelur në sipërfaqen e Hënës dhe vetëm 6 prej tyre janë ende gjallë.

Advertisement